Secili keqpërdorim i veturave zyrtare duhet të sanksionohet me ligj

Aktuale

Secili keqpërdorim i veturave zyrtare duhet të sanksionohet me ligj

Nga: D. B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:22
Skënder Mulliqi

Kohën e fundit kemi pasur shumë lajme ku zyrtarët e shtetit kanë keqpërdorur veturat zyrtare. Madje kemi pasur raste kur në veturat zyrtare edhe kanë bërë dashuri, e madje kanë shkuar edhe nëpër pushime në Shqipëri e kudo jashtë vendi.

Njohësi i çështjeve politike Skënder Mulliqi, ka thënë për “Bota sot” se njëra prej “agjendave” të shumë zyrtarëve të lartë të shtetit, është edhe keqpërdorimi i  veturave shtetërore për çështje private.

Sipas tij, ishte dashur që secili keqpërdorim  i veturave zyrtare te sanksionohet me ligj.

“Në Kosovë që shumë kohë pak gjë po funksionon si duhet, sepse pushtetarët kanë vënë kontroll në çdo sektor të shtetit. Andaj sigurisht se keqpërdorimet të cilët po bëhen në Kosovë, tashmë i kanë kaluar shumë fish kufirin e normales, dhe pak kush ose askush nuk po dënohet për vepra të tilla madje edhe ato kriminale. Sikur punët e pista tashmë janë bërë shumë normale, për keqpërdorime të tilla që po bëhen . Ishte dashur secili të përgjigjet para organeve të drejtësisë, madje edhe me largim nga pozita pushtetarë, kushdo qoftë ai. Këto gjëra jo të mira të cilat po ndodhin që shumë kohë para syve tanë, po mbesin shumica të heshtura , edhe përkundër kërkesës të Ambasadorëve në Kosovë, që të gjithë ata të cilët ndeshën me ligjin, duhet të largohen nga strukturat shtetërore”, ka thënë Mulliqi.

Ai më tej ka shtuar se në Kosovë fatkeqësisht pak kush është duke e ngritur zërin si nga partitë politike.

Askush nuk po e ngrit zërin kundër padrejtësive në Kosovë, madje as shoqëritë civile s’po reagojnë  për qytetarët dhe keqpërdorimet të cilat po u  bëhen atyre në dëm të taksapaguesve dhe të cilat keqpërdorime janë duke na thyer kurrizin çdo ditë e më shumë.

“Turpi nuk qel varr askënd, këta që po bëjnë gjëra të tilla në kurriz të popullit janë llumi i shoqërisë sonë”, ka thënë Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat