Ramadani: Vazhduam me Sesionin e Dytë të prezantimeve trajnuese për Integrim dhe Anëtarësim në NATO

Aktuale

Ramadani: Vazhduam me Sesionin e Dytë të prezantimeve trajnuese për Integrim dhe Anëtarësim në NATO

Nga: Z.B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:21
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se ka vazhdur në me Sesionin e Dytë të prezantimeve trajnuese në kuadër të Komitetit Ndër-Ministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, përcjell “Bota sot”.

Ramadani këtë e ka bërë të ditrur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se në bashkëpunim me NALT-in dhe me KFOR-in, si dhe me pjesëmarrje të Ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe Komandantit të FSK-së, GjLT. Rrahman Rama, sot kanë diskutuar për Ministrinë e Mbrojtjes, transicionin e FSK-së, për NATO-në, NALT-in dhe KFOR-in.

“Të gjitha referimet dhe prezantimet trajnuese nga këndi i Komunikimit Strategjik.
Një mirënjohje për prezantimet e znj. Nicolein Ëallen nga NALT-i dhe Kolonelit Vincenzo Grasso nga KFOR-i”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Vazhduam sot me Sesionin e Dytë të prezantimeve trajnuese në kuadër të Komitetit Ndër-Ministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.
Në bashkëpunim me NALT-in dhe me KFOR-in, si dhe me pjesëmarrje të Ministrit të Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha, dhe Komandantit të FSK-së, GjLT Rrahman Rama, sot diskutuam për Ministrinë e Mbrojtjes, transicionin e FSK-së, për NATO-in, NALT-in dhe KFOR-in.
Të gjitha referimet dhe prezantimet trajnuese nga këndi i Komunikimit Strategjik.
Një mirënjohje për prezantimet e znj. Nicolein Ëallen nga NALT-i dhe Kolonelit Vincenzo Grasso nga KFOR-i.
Si Koordinator Nacional për NATO dhe ekipi im do të thellojmë angazhimet dhe përpjekjet për të siguruar që institucionet e Kosovës janë në rrugë të drejtë në avancimin në standardet e NATO-s, duke pasur si synim politik e popullor anëtarësimin e plotë në Aleancën Veri-Atlantike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat