Kritikohet vendimi radikal i Ministrit për Festivalin e Birrës, Odat e Mbështesin

Aktuale

Kritikohet vendimi radikal i Ministrit për Festivalin e Birrës, Odat e Mbështesin

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Festivali ‘Beer and Wine Festival Prishtina’ ka qenë cak tash e shumë vite i të rinjve kosovarë.  Nën tingujt e muzikës, e alkoolit, rinia e vendit për pesë ditë, sa zgjatë ky organizim marrin pjesë të shumtë në numër duke shkaktuar edhe incidente. Pikërisht për shkak të rrahjes së disa të rinjve e alkoolit te të miturit, Ministri i Tregtisë Tregtisë Endrit Shala mbylli festivalin. Vendimi radikal i i ministrit nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale dhe të bizneseve. Për Gazetën kanë folur nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Amerikane.

Ka disa vite që festivali që mbledh qindra të ri në Prishtinë po përcillet me incidente të shumta. Derisa vite më parë nga një incident që ndodhi, ndihmë mjekësore pranuan më shumë se 50 persona, këtë vit, ditët e para të organizimit u përcollën me rrahje, e intervenim të policisë.

Edicioni i shtatë i Beer and Wine Festival Prishtina megjithatë nuk do të zgjatë aq sa ishte planifikuar. Kjo pas një vendimi që dje mori Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Të hënën në ora 22:00, Shala dha urdhër që festivali të mbyllet. Përmes Facebook-ut, ministri shkroi se ky vendim i tij po vjen pas shumë ankesave që ka marrë nga qytetarët për shkak të shkeljeve të evidentuara, saktësisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur.

Vendimi që mori Shala, siç kanë deklaruar nga ministria do të mbet në fuqi edhe ditëve në vazhdim, derisa në platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, as sonte nuk do të vazhdojë festivali.

Por, një gjë e tillë ka ngjallë reagim të bizneseve që marrin pjesë në organizim . Këta të fundit, kanë kundërshtuar vendimin e MTI-së, derisa kanë kërkuar që i njëjti të vazhdojë ditëve të mbetura. Po ashtu reagime negative ndaj vendimit të Ministrit ka pasur edhe në rrjetet sociale nga njerëz të ndryshëm, përfshirë edhe figurat publike të cilët kanë kritikuar këtë veprim radikal të Ministrit duke thënë se mbyllja u festivalit nuk është zgjidhje.

Gazeta ka kontaktuar me Odën Ekonomike të Kosovës, e Odën Amerikane, të cilët megjithatë e kanë mbështetur Shalën.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi është deklaruar se nëse ka pas shkelje të ligjit, pra konsumim të alkoolit nga personat e mitur ata e përkrahin vendimin e ministrit.

“Nëse ka pasur shkelje të ligjeve, sidomos shitje alkooli për personat nën 18-vjec ne e përkrahim”, tha Rukiqi, derisa duke i komentuar reagimet që janë bërë kundër mbylljes, po thotë se duhet të ruhet shëndeti dhe siguria e fëmijëve.

“Pavarësisht reagimeve, është e pa tolerueshme që të shkelen ligjet, sidomos të cenohet shëndeti dhe siguria e fëmijëve”, deklaroi ai.

Njëjtë si Oda Ekonomike e Kosovës po deklarohet edhe në Odën Amerikane. Kryetari i Odës Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka ka thënë sot për Express se organizatorët do të duhej të marrin në konsideratë ligjet në fuqi, karshi konsumit të pijeve alkoolike te personat e mitur.

“Organizatorët e aktiviteteve të tilla duhet të marrin në konsideratë kërkesat që burojnë nga legjislacioni vendor, që kufizojnë moshën e personave që mund të konsumojnë pije alkoolike, e rrjedhimisht marrin masa për kontroll më adekuat, ashtu që të mos dëmtohen bizneset pjesëmarrëse në panair, si rezultat i veprimeve të ngjashme të MTI-së”, deklaroi Zeka.

Kujtojmë që në ditët e para të këtij organizimi, ka pasur therje me thikë në ambientet ku po mbahej festivali, derisa edhe janë rrahur mes vete disa vajza.

Festivali këtë vit ishte paraparë të zgjasë nga data 5 korrik deri më 9 korrik./Express 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat