Qysh po i presim gyrbetqarët në Kosovë

Aktuale

Qysh po i presim gyrbetqarët në Kosovë

Nga: Z.B Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:57
Ilustrim

Analisti politik Faton Abdullahu, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se si po priten mërgimtarët në Kosovë, përcjell “Bota sot”,

Ai ka shkruar se i hetojmë edhe në rrugë se janë gyrbetqarë se na qenkan “të jashtit”, sepse janë te veshur më mirë dhe më ndryshe,ngase, siç ka shkruar ai, i hetojmë nga teni se e kanë më të butë e më të bardhë, ai thotë se i hetojmë nga sjelljet se janë më pak të mrrolshëm e buzqeshin ma shumë.

“Dhe nuk i presim mire edhe pse themi se i duam, nuk i trajtojme mire edhe pse themi se pa ta nuk bon. Bile edhe i ofendojmë e ju themi ‘shaci’ “forinera” etj etj. Që në fillim nga aeroporti e deri në vendin e tyre të lindjes, që e kanë më të shenjtë se vendet e shenjta, taksisti i mashtron kur e heton se jonë " të huj" dhe ju thotë çka oshtë një e zezë për Kosovën dhe shqiptarët”, ka shkruar ai.

Tutje, Abdullahu ka shkruar se që në fillim nga aeroporti e deri në vendin e tyre të lindjes, që e kanë më të shenjtë se vendet e shenjta, taksisti i mashtron kur e heton se jonë " të huj" dhe ju thotë çka oshtë një e zezë për Kosovën dhe shqiptarët.


“Më pas dyqanxhiu poashtu i mashtron duke ju shitur ua rrit çmimin dhe me buzqeshjen e gjynashme ju thotë - “ah të lumit ju, na marrum k’tu në Kosovën e hamamit, jonë prish njerëzia, milet i poshtër jena”. Edhe kamarieri gjithashtu i gënjen në çmim duke ju shërbyer e duke u shitur gjynah për pak bakshish e duke shtuar – “vec spo muj se dy ditë skisha nejt k’tu krejt jonë hajna”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Qysh po i presim gyrbetqarët në Kosovë

I hetojmë edhe në rrugë se janë gyrbetqarë se na qenkan “të jashtit”, sepse janë te veshur më mirë dhe më ndryshe, I hetojmë nga teni se e kanë më të butë e më të bardhë, I hetojmë nga sjelljet se janë më pak të mrrolshëm e buzqeshin ma shumë. I hetojmë nga shqipja të cilën e flasin fëmijët e tyre e që me aq vështirësi mundohen tua mësojnë. Dhe nuk i presim mire edhe pse themi se i duam, nuk i trajtojme mire edhe pse themi se pa ta nuk bon. Bile edhe i ofendojmë e ju themi ‘shaci’ “forinera” etj etj.
Që në fillim nga aeroporti e deri në vendin e tyre të lindjes, që e kanë më të shenjtë se vendet e shenjta, taksisti i mashtron kur e heton se jonë " të huj" dhe ju thotë çka oshtë një e zezë për Kosovën dhe shqiptarët. Më pas dyqanxhiu poashtu i mashtron duke ju shitur ua rrit çmimin dhe me buzqeshjen e gjynashme ju thotë - “ah të lumit ju, na marrum k’tu në Kosovën e hamamit, jonë prish njerëzia, milet i poshtër jena”. Edhe kamarieri gjithashtu i gënjen në çmim duke ju shërbyer e duke u shitur gjynah për pak bakshish e duke shtuar – “vec spo muj se dy ditë skisha nejt k’tu krejt jonë hajna”. Ata i hetojne të gjitha, kanë përvojë se e kanë hangër bukën me shtatë korre, po prap buzëqeshin mendushëm, s'bojnë vërejtje, kanë ardhë të shlodhen "skan te shkretit” thone me vete, na i falin të gjitha. Dhe ne prap i shikojmë me sy tjetër. I duam si viktima për të na e bërë verën më të mirë. Ua ngulim sytë në unazën e dorës, në qesën që e mbajnë në dorë, në makinën që ngasim, dhe themi “aaahh kanë pare k’ta” e mendojmë si t’ua marrim disa kësaj vere, Ua ngulim sytë vajzave të tyre e themi ‘po more edhe kto jon të lehta si ato “të jashtit”. Ua ngulim sytë djemve të tyre e themi “ aaahh cka mu kish rahatu qika qatje jashtë. E nuk e dim. Nuk e dim, apo harrojmë, se ata e duan Kosovën dhe gjithmonë kanë për ta dashur dhe ju vije ron shumë ron me ja u sha Kosovën. Skan qef hiç, ama bash hiç, me jau sha shqiptarët, se kudo që shkojnë ata e thonë me krenari “I’m Albanian”. Dhe pasi e thonë këtë, pa shybe e hezitim, e obligojnë vetëveten të prezentohen si njerëz të mirë, si njerëz punëtor si njerëz të ndershëm.
Bënjani kësaj vere gyrbetqarëve pushimin më të mirë, më relaksues e më të dinjitetshëm sepse ata po na i bëjnë kështu pjesët tjera të vitit.(postim i perseritur per te tretin vit mbase ja vlen)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat