Komandant Remi: Le t’i japim fund armiqësisë me Serbinë

Aktuale

Komandant Remi: Le t’i japim fund armiqësisë me Serbinë

Nga: v.r Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:32
Rrustem Mustafa

Ish-komandanti në rajonin e Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se dialogu duhet për të përfunduar armiqësinë me Serbinë dhe për t'i hapur rrugë avancimit të interesave tona shtetërore dhe kombëtare, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Remit:

Marveshje me Sërbinë

Dialogu na duhet për të përfunduar armiqësinë me Serbinë dhe për t'i hapur rrugë avancimit të interesave tona shtetërore dhe kombëtare. Marrëdhëniet me Serbinë për vendin tonë janë strategjike, gjithmonë duke ruajtur interesat vitale të vendit.

Është hera e parë që aleatët tanë me theks të veçant administrata shtetërore amerikane sheh ndryshimin e kufinjëve si opsion për ruajtjen dhe ndërtimin e stabilitetit në nivel global. Ne duhet të shfrytëzojmë në maksimum këtë mundësi me qëllim avancimin e interesave tona kombëtare.

Duhet braktisur mendësinë e ruajtjes së pozicioneve në bisedime, duhet të shohim përtej pozicioneve momentale e në vend të saj duhet të fokusohemi në interesat afatgjate. Duhet kapur momentumin për të tejkaluar barrierat e inferioritetit dhe të kapitalizojmë oportunitetet që na ofron aktualisht ambienti global strategjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat