Publicisti njohur: Ramush Haradinaj, nuk është kryeministër legjitim i Kosovës

Aktuale

Publicisti njohur: Ramush Haradinaj, nuk është kryeministër legjitim i Kosovës

Nga: V.R Më: 9 korrik 2019 Në ora: 19:28
Ramush Haradinaj

Publicisti i njohur Liri Loshi, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është një egoist që përkujdeset për imazhin e tij, ndonëse të nëpërkëmbur, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Loshit:

Shih sa egoist asht Ramushi! E shkarkon zevendësministrin pse i ka shtrirë këmbët në veturë zyrtare, madje pa një procedurë disiplinore, vetëm për ta ruajtur imazhin e të fortit, kurse harron gjestin e vet kur e largoi me dhunë nga foltorja nje grua të moshuar! Gjesti i tij ishte shumë më i keq se ky i zëvendësministrit. Qe nga atëherë Ramush Haradinaj nuk është kryeministër legjitim i Kosovës. Nuk ju kujtohet se e pata shkarkuar?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat