Mustafa – Lushakut: Veseli s’na ka larguar nga partia, është koha që Qeveria të ristartohet

Aktuale

Mustafa – Lushakut: Veseli s’na ka larguar nga partia, është koha që Qeveria të ristartohet

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 20:09
Mustafa dhe Lushaku

Zyrtari i PDK’së, Qemajl Mustafa ka thënë se vendimi i kryetarit të partisë, Kadri Veseli për zyrtarët e korruptuar është i duhuri dhe do të duhej të merrej qysh kohë më parë.

Mustafa ka thënë se kjo nismë është shumë e mirë edhe për partinë.

“Ky është vendim i mirëpritur. Do të duhej të ndodhte shumë më herët. Nëse jo Veseli, dikush tjetër dikur do ta merrte këtë vendim. Është shumë e mirë për partinë kjo nismë. E gjithë shoqëria do të duhej të vepronte njëjtë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka folur edhe për aktakuzën që është ngritur vite më parë ndaj tij.

“Në shtator të vitit 2016 është ngritë një akuzë për mua. Qëllim i saj ka qenë që të më pengojë të kthehem në politikë. Të më mbajë peng për disa vite. Qe tri vite, ende s’ka filluar shqyrtimi kryesor. Më 14 tetor është caktuar shqyrtimi kryesor. Po na humbin vitet. Po diskreditohemi si njerëz e si politikanë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka folur edhe për kundërshtitë e Sami Lushtakut pas vendimit të Veselit.

“Kjo është bindje e Lushtakut. E vërteta është se në Kosovë ka korrupsion, nepotizëm e klientelizëm, ka monopol edhe në parti e institucione, prandaj ky vendim ka qenë i mirëseardhur. Nuk kisha dashur t’i komentojë deklaratat e Lushtakut. Vendimi nuk ka të bëjë me largim nga partia, por vetëm pezullim është ky”, shtoi ai.

Sipas tij, Qeverisë Haradinaj duhet t’i bëhet një ‘ristart’.

“Do të duhej të vie fundi i kësaj qeverie për shkak të bllokadës në dialog, në këtë proces kaq të rëndësishëm, pasi duhet të nënshkruhet një marrëveshje mes dy vendeve. Duhet ta ristartojmë Qeverinë, në momentin që ndodh pajtimi mes partive politike”, tha ai tutje në Dossier në Rtv Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat