Peci: Spanja përkrahu ndërhyrjen e NATO-s, ka çuar edhe trupat e saj në Kosovë – gjithçka ndryshoi pas vitit 2004

Aktuale

Peci: Spanja përkrahu ndërhyrjen e NATO-s, ka çuar edhe trupat e saj në Kosovë – gjithçka ndryshoi pas vitit 2004

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 20:27
Diplomati Lulzim Peci

Diplomati Lulzim Peci ka folur për emërimin e kryediplomatit spanjoll, Josep Borrell në krye të diplomacisë evropiane e si rrjedhojë edhe ndërmjetësues në dialogun Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se deri në vitin 2004 Kosova dhe Spanja kanë pasur raporte miqësore.

“Spanja e ka përkrahur ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë. Ndër vite, deri në 20 mijë trupa spanjolle kanë hyrë e kanë dalë nga Kosova”, thotë ai në Rubikon të KTV’së.

Peci thekson se me ndërrimin e qeverisjes në Spanjë, u ndërrua edhe pozicioni i tyre ndaj Kosovës.

Thotë se pas tërheqjes së trupave të Spanjës nga Kosova pa leje të NATO’s e SHBA’s, raportet mes dy vendeve kanë qenë thuajse të ngrira.

Sipas tij, qëndrimet e Borrellit nuk janë aq negative për Kosovën.

“Ai është kundër ndarjes së Kosovës. Ai është kundër krahasimit të rastit të Kosovës e Katalonisë. Andaj, mos të harrojmë se ai në dialog prezanton politikat e BE’së jo të Spanjës”, ka thënë Peci tutje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat