Ish-ambasadori Hamiti: Për humbje të besimit, qeveritë japin dorëheqje në vende demokratike

Aktuale

Ish-ambasadori Hamiti: Për humbje të besimit, qeveritë japin dorëheqje në vende demokratike

Nga: N.H Më: 9 korrik 2019 Në ora: 23:02
Muhamet Hamiti

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe Muhamet Hamiti, i cili ishte edhe një nga bashkëpunëtorët e presidentit Ibrahim Rugova, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë një koment për qeverinë aktuale dhe opozitën.

Hamiti thotë se qeveria dhe koalicioni PAN pajtohen se edhe me tej nuk janë numrat për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa, për opozitën ai thotë se qeverisja e keqe - siç po e shohim ditë për ditë - dhe humbja e besimit duket se nuk janë argumente që Qeveria duhet të largohet.

Sipas Hamitit, për humbje të besimit, qeveritë japin dorëheqje në vende demokratike.

Ja shkrimi i plotë:

Për një gjë pajtohen opozita dhe koalicioni qeveritar: nuk janë numrat për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.

Qeverisja e keqe - siç po e shohim ditë për ditë - dhe humbja e besimit duket se nuk janë argumente që Qeveria duhet të largohet.

Për humbje të besimit, qeveritë japin dorëheqje në vende demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat