Qeveria Haradinaj drejt ndarjes përfundimtare: Zyrtarja e Nismës i reagon ashpër deputetit të AAK-së

Aktuale

Qeveria Haradinaj drejt ndarjes përfundimtare: Zyrtarja e Nismës i reagon ashpër deputetit të AAK-së

Nga: N.H Më: 9 korrik 2019 Në ora: 23:40
PAN

Kryetarja e gruas së Nismas Socialdemokrate Valdete Bajrami i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së Muharrem Nitaj i cili pak çaste më parë mohoj se ka qenë iniciativë e Fatmir Limajt, për krijimin e Ekipit të Unitetit. .

Duke kundërshtuar deklarimin e Nitajt, Bajrami u shpreh se ende nuk e paskan kuptuar se idea e kujt ka qenë për të pasur një ekip negociator.

Ajo ndër të tjera u ka kujtuar disave që të munden thjesht t’i lexojnë procesverbalet e seancave të legjislaturës të kaluar për të parë qëndrimet e kryetarit Limaj.

Ja postimi i saj:

Për të gjithë ata që ende nuk e paskan kuptuar se idea e kujt ka qenë për të pasur një EKIP të UNITETIT apo një DELEGACION SHTETËROR.

Dua të iu rikujtoj se kjo ka qenë ide e Kryetarit të Nismës Socialdemokrate z.Fatmir Limaj, po ashtu dua t’iu kthej në kujtesë po ashtu atyre që si duket paskan harruar se po i njejti Lideri i Nismas z.LIMAJ edhe kur ishte në opozitë ishte njeriu i cili kërkonte vazhdimisht unitet të të gjitha partive për çështjet Nacionale e edhe në atë kohë ka kërkuar Unitet pozitë dhe opozitë sa i përket edhe Dialogut.

Unë kaq pata, por po që se nuk iu kujtohet disave munden thjesht t’i lexojnë procesverbalet e seancave të legjislaturës të kaluar por të freskëta janë qëndrimet e Kryetarit Limaj edhe nga pozita e zvKM për këtë çështje, dmth krijimi i DELEGACIONIT pozitë dhe opozitë ka ardhur nga Kryetari LIMAJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat