“Kryeministër për çka luftove dhe u derdh gjaku i familjarëve tu, atëherë bëje këtë veprim që t’mos dënoj historia”

Aktuale

“Kryeministër për çka luftove dhe u derdh gjaku i familjarëve tu, atëherë bëje këtë veprim që t’mos dënoj historia”

Nga: N.Sh Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:21
Ramush Haradinaj

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt po i kërkohet që të marrë në dorë fatin e dialogut Kosovë-Serbi, dhe në këtë mënyrë të largoj Thaçin.

Kjo kërkesë i vjen kryeministrit Haradinaj për të mos e lënë presidentin Hashim Thaçi ta copëtoj Kosovën dhe ta kryen “amanetin” e Serbisë.

Kështu ka kërkuar prof. Dr. Binak Maxharraj i cili shton se, nëse nuk e bën këtë hap kryeministri Haradinaj atëherë do ta dënoj historia.

Madje Maxharraj ia përmend kryeministrin edhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakun e derdhur nga vëllezërit e tij, të cilët ranë dëshmorë në luftën për çlirimin e Kosovës kundër forcave kriminale serbe.

Lexojeni shkrimin e plotë nga Binak Maxharraj:

KRYEMINISTRIT RAMUSH HARAJDINAJ.

Kryeministër, pa hajde kallxona për çka ke luftu, për çka e ke derdhe edhe gjakun e familjarëve tu.

Me siguri ke luftuar per çlirimin e Kosovës nga shfarosja qe i kanosej nga Serbia fashiste. E kjarte.

Por u derdhe edhe gjaku i mbi 12 mije civileve dhe ushtareve te UCK. Ne këtë lufte u dallue heroizmi i Familjes Jashari nga Prekazi te cilëve iu faru gadi krejt familja për çlirimin e Kosovës

Kryeministër a po e dine se Kosova prap është ne rrezik për ta humbe sovranitetin, por tashti nga njerëzit tanë.

Kryeministër a me e rëndësishme është Karrika e jote e Kryeministrit apo Kosova.

Nëse është Kosova me e rëndësishme atëherë merre timonin ne dialogun me Serbinë. Këta ta lejon dhe kërkon edhe Kushtetuta ty e jo askujt tjetër.

Kryeministër nëse këtë nuk e bene se shpejti do ta shohësh Kosovën e coptueme. Mjeshtrit dhe gjeometrat veq po punojnë ne këtë drejtim.

Atëherë ku po te mbetet fytyra, krenaria dhe trimëria ne lufte. Do te te dënoj historia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat