Serbia vazhdon lobimin – siguron edhe një votë kundër Kosovës në Interpol - Bota Sot
Serbia vazhdon lobimin – siguron edhe një votë kundër Kosovës në Interpol

Aktuale

Serbia vazhdon lobimin – siguron edhe një votë kundër Kosovës në Interpol

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Serbia po vazhdon me avazin e njëjtë fushatën e saj kundër Kosovës.

Ata kanë siguruar edhe një votë tjetër kundër Kosovës në INTERPOL.

Ambasadori i Meksikës në Serbi, Marko Antonio Garcia Blanco ka thënë sot se Meksika nuk e ka njohur Kosovën dhe se vendi i tij përsëri do të votojë kundër pranimit të Kosovës në Interpol.

Ai këtë e ka thënë në një takim të tijin me sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Biljana Popoviq – Ivkoviq duke shtuar se ligji ndërkombëtar duhet të respektohet dhe theksoi se qëndrimi i Meksikës për Kosovën do të mbetet i pandryshuar.

Gjatë takimit, Ivkoviq ka falënderuar Meksikën për mbështetjen ndaj Serbisë, dhe siç ka thënë ajo, respektimin e së drejtës ndërkombëtare gjatë votimit të vitit të kaluar mbi kërkesën e Kosovës për INTERPOL.

Më 26 qershor të këtij viti Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lion të Francës ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit e cila sivjet mbahet në Kili.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...