Ambasadorja Lama përfundon misionin, Italia e percjell me nderim dhe vlerësim të lartë

Aktuale

Ambasadorja Lama përfundon misionin, Italia e percjell me nderim dhe vlerësim të lartë

Nga: V.R Më: 10 korrik 2019 Në ora: 18:51
Alma Lama

Alma Lama,  Ambasadore e Kosovës në Itali, nëpërmjet një deklarate ka bërë të ditur se ka përfunduar misioni i saj i ambasadorës, me ç’rast sot ishte edhe takimi përshëndetës me autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Lamës:

Te dashur miq,

Sot kisha takimin pershendetes me autoritetet e Ministrise se Puneve te Jashtme te Italise.

U ndjeva jashezakonisht e nderuar per dreken e organizuar per nderin tim me rastin e perfundimit te misionit dhe personalitetet e nivelit te larte qe ishin prezent per te me dhene lamtumiren:

Emanuela Claudia Del Re, zevendesministre e Puneve te Jashtme.

Min. Plen. Stefano Zanini, Zevendesshef i Protokollit te Shtetit,

Min. Plen. Giuseppe Cavagna, Udheheqes i Drejtorise per Ballkanin,

Min. Plen. Andreas Ferrarese, ish Ambasador i Italise ne Kosove,

Sh.T. Mons. Emil Paul Tscherrig, Nunci Apostolik ne Rome dhe dekan i trupit diplomatik prane Shtetit Italian

Prof. avv. Giulio Prosperetti, gjykates i Gjykates Kushtetuese Italiane

Znj. Beatrice Covassi, shefe e misionit te Komisionit Europian ne Itali

Ambasador Giulio Terzi, ish-minister i Jashtem i Italise dhe ambasador ne SHBA, Izrael etj.

 

Dua te bej nje falenderim te vecante per zevendesministren e Puneve te Jashtme Del Re, per fjalet e saj prekese, per vleresimin e larte per punen time si Ambasadore ne Itali dhe besimin e vazhdimit forcimit te raporteve edhe ne cilesi te tjera.

 

Dua te falenderoj po ashtu edhe zv/shefin e Ceremonialit shteteror, ministrin e plotfuqishem, z. Stefano Zanini, per bashkepunimin, dashamiresine dhe respektin me te cilin me ka trajtuar Protokolli Shtetit Italian mua dhe familjen time, vecanerisht ne akomodimin e tre femijeve te mi, nje gje aspak e lehte.

 

Padyshim qe askush prej tyre nuk ka pritur qe misioni im si ambasadore te perfundonte para kohe, por une jam shume krenare per punen qe kam bere pergjate ketyre dy viteve e gjysem, perkunder veshtiresive qe me kane krijuar gjate rruges.

 

Jam krenare vecanerisht per ato qindra apo mijera kontakte me shtetas italiane qe kam zhvilluar gjate kesaj periudhe nga te gjitha fushat, e qe sot mund te them pa dyshim se jane miq te Kosoves me plot kuptimin e fjales, e qe ne saje te ketyre kontakteve, e ndjejne me afer vendin tone.

 

Pavaresisht te gjithave, une ndihem shume e nderuar qe kam perfaqesuar shtetin e Kosoves ne Itali, Malta dhe San Marino dhe kam bere maksimumin qe me punen time, ta meritoj kete nder. Dhe jam e lumtur qe kjo ishte nje ndarje me respektin maksimal.

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat