Ismet Beqiri thotë se mediat po zmadhojnë rrahjet brenda LDK-së

Aktuale

Ismet Beqiri thotë se mediat po zmadhojnë rrahjet brenda LDK-së

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 20:10
Ismet Beqiri

Përleshjet në mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë ndaluar që nga fillimi i procesit të brendshëm zgjedhor në këtë parti.

Grushte e hedhje karrigesh pati edhe të dielën në zgjedhjet e LDK-së në Vushtrri.

Madje mediat shfaqen edhe pamjet nga kjo përleshje, pavarësisht se udhëheqësit e degës së LDK-së në këtë anë mohonin një incident të tillë.

Sonte teksa zgjedhjet e LDK-së po zhvillohet në Mitrovicë, sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri akuzoi mediat për zmadhimin të ngjarjeve brenda partisë së tij.

“LDK nuk duhet t’i jap material partive tjera për së keqi”, ka thënë Beqiri në hapjen e garës për kryetar të degës së Mitrovicës. Gara në Mitrovicë po zhvillohet me dyer të mbyllura e kandidatë për t’u zgjedhur janë Safet Kamberi dhe Faton Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat