Nisma e Haradinajt për rishikimin e kufijve me Malin e Zi, kërkohet të formohet komision miks dhe jo teknik

Aktuale

Nisma e Haradinajt për rishikimin e kufijve me Malin e Zi, kërkohet të formohet komision miks dhe jo teknik

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 20:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur ditë më parë se komisionet ndërshtetërore së shpejti takohen për rishikimin e demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

Ai ka thënë se për çështjen e rishikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në raste të shumta, ka biseduar me kryeministrin malazez, Dusko Markovic, ku sipas tij Kosova dhe Mali i Zi janë gati të formojnë komisionet për rishikimin e demarkimit të kufirit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

Lidhur me këtë çështje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit duke thënë se ai po bënë propagandë sepse sipas tij nuk beson që do të ndodh një gjë e tillë.

 “Është një rutinë politike pra fushatë e propagandës ose juridikisht është çështje që komisionet këto të cilat i ka formuar vetë ai siç është komisioni i Bulliqit i drejt formuar por jo edhe i mbrojtur .Kufijtë komunale të cilët e kanë ruajt kufirin dhe e kanë humbur pronën publike dhe në këtë rast nuk është bërë demaskimi por është bërë lëvizja e vijave kufitare 5 deri 6 km e gjysme”, ka thënë ai.

Lajci gjithashtu tha se nuk kemi të bëjmë me korrigjimin e vijave kufitare por me diçka tjetër. “Këtu nuk kemi të bëjmë me korrigjimin po me vijë të prekur , korrigjimet mund të jenë me 50 metra etj pra, që nuk japin këtë vijë kufitare po japin diçka tjetër ”, tha ai

“Korrigjimet duhet të jenë krejt ndryshe, prandaj kanë obligim vetëm vendosjen e pikave kufitare ku në atë vije kufitare të cilën ka qenë e paraparë me marrëveshjen e 215 dhe në këtë rast ma shumë del si propagande për fushatë politike të Kryeministrit se sa që është realitet . Edhe pse ne dëshirojmë që të ndodh ajo”, tha Lajçi.

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu për Indeksonline tha se Kryeministri duhet ta realizojë premtimin të cilin e ka bërë vite më parë që të caktohet kufiri aty ku ka qenë.

“Nuk ka nevojë të hapet pika kufitare se ajo është tashme por ai ka nevojë ta realizoje premtimin e vet që e ka dhënë paraprakisht dhe që ka kundërshtuar dhe protestuar me vite të tëra që të  caktohet kufiri aty ku ka qenë . Pra në Kullë dhe në Cakorrë  e jo ku e  kanë caktuar me komisionet e caktuar, prandaj ai është dashtë që ta bëj para dy viteve kur ka premtuar që do ta përfundoj këtë punë”, u shpreh ai.

Sipas Mazllumit, për këtë çështje duhet të formohet një komision i ri i cili merret me caktimin e  gjegjësisht  edhe konfirmimin e  ekzistimit të kufirit mes  vijës që është caktuar.

“Duhet  të formohet një komision miks jo komision teknik i cili mbas marrëveshjes duhet ta caktoj kufirin , ta demarkojë, kurse  ai komision merret me punë vetëm deri në 100 metra, punë teknike pra jo me të tilla komisione po me komisione të mirëfillta , të veçante dhe speciale i cili merret me caktimin e  gjegjësisht konfirmimin e  ekzistimit të kufirit mes  vijës që është caktuar”, tha ai

Sipas tij, me një komision të tillë teknik nuk nënkupton asgjë.

“Pra është dashtë të bëhet një komision, nuk është bërë ende, me një komision të tille teknik nuk nënkupton asgjë por ne qoftë se bëhet një komision shtetëror  i kualifikuar  gjithëpërfshirës  për nga profilet të profesioneve të ndryshme , duhet të përfshihen të gjithë në vërtetimin dhe konfirmimin  e gjendjes  të saktë ku ka qenë kufiri”, ka thënë Mazllumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat