Donika Gërvalla me akuza të rënda për LDK-në - Bota Sot
Donika Gërvalla me akuza të rënda për LDK-në

Aktuale

Donika Gërvalla me akuza të rënda për LDK-në

Nga: N.H Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:10
Donika Gërvalla

Ish-anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për rrahjet e fundit në këtë parti.

Ajo ka shkruar se këto shpërthime nuk habisin aspak kur në krye të partisë janë një grusht njerëzish pa parime, pa guxim.

Ajo ka thënë se me lot krokodili nuk duhet të qajnë as individët që për vite u bënë spektatorët më të neveritshëm të rrënimit të partisë më fisnike ndër shqiptarët e të gjitha viseve

Ja postimi i plotë i saj:

Kur në krye të një partie një grusht njerëzish pa parime, pa guxim, pa vizion politik dhe pa integritet personal për vite me radhë e përdhunojnë vullnetin politik të elektoratit dhe anëtarëve të kësaj partie, atëherë shpërthimet si këto të fundit nuk habisin aspak.

Dhe mos të qajnë me lotë krokodili puthadorët frikacakë, të gjithë ata që me vite të tëra u bënë spektatorët më të neveritshëm të rrënimit të partisë më fisnike ndër shqiptarët e të gjitha viseve.

LDK shpresë dhe besë dikur, ndoshta edhe nesër përsëri, por sot dhe me këto figura në krye, kurrsesi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...