Të tjera dëshmi sot në Komisionin për Telekomin

Aktuale

Të tjera dëshmi sot në Komisionin për Telekomin

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 07:35
Komisioni për Telekomin

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Aty është parashikuar që të intervistohen të tjerë persona të cilët kanë pasur dikur ose kanë ende lidhje me Telekomin e Kosovës.

Fillimisht do të bëhet intervistimi i Mehdi Latifaj, ish zv.kryeshef dhe ish-drejtor teknik në Telekomin e Kosovës.

Pastaj do të bëhet intervistimi i Sabaudin Ramaxhiku, zyrtar ligjor në Telekomin e Kosovës.

Gjithashtu është paralajmëruar intervistimi i Nysret Jashanica, menaxher i produkteve në Telekomin e Kosovës.

Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës në ora 09:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat