Sheshel tregon se kush i vrau vëllezërit Bytyqi - Bota Sot
Sheshel tregon se kush i vrau vëllezërit Bytyqi

Aktuale

Sheshel tregon se kush i vrau vëllezërit Bytyqi

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 08:49
Vojisllav Sheshel

Para pak ditësh në Serbi ka hyrë në fuqi vjetërsimi ligjor i mundësisë së ndjekjes penale të kryerve të krimeve të vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi. Lideri i i Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojisllav Sheshel tha se vëllezërit Bytyqi nuk ishin të burgosur lufte, raporton Kurir.

“Dje hyri në fuqi vjetërsimi ligjor për mundësinë e ndjekjes së kryerësve të vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi. Ata u vranë nga disa policë (serb) për shkak të shumës së madhe të parave që kishin me vete. Nuk bëhet fjalë për krime të luftës, sepse vëllezërit Bytyqi nuk ishin të burgosur të luftës”, shkruan Vojisllav Shesheli në profilin e tij në Twitter.

Rikujtojmë se vëllezërit Bytyqi u larguan nga Nju Jorku për t’u bashkuar me luftën e UÇK-së.

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, qytetar amerikanë me origjinë shqiptare, në rrjedhën e luftës në Kosovë iu bashkuan forcave të UÇK-së, dhe u arrestuan në vitin 1999 për, siç është thënë, hyrje të paligjshme në ish Jugosllavi.

Prandaj gjykata serbe në Prokuplje i dënoi ata me 15 ditë burg, pastaj ata u liruan tri ditë më herët, dhe nga ajo kohë u zhdukën pa gjurmë. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001 në një varr masiv në Petrovo Selo, me duar të lidhura dhe me plagë nga plumbat e shkrepur në kokë.

Sheshel thotë se “vëllezërit Bytyqi ishin arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, dhe pas skadimit të dënimeve janë liruar nga burgu.

“Pastaj ata u morën nga disa policë për t’i plaçkitur. Ata i vranë duke fshehur krimin e plaçkitjes. Në atë kohë, gjendja e luftës tashmë ishte shfuqizuar”, thotë Sheshel.

“Motivet e vrasjes së vëllezërve Bytyqi ishin thellësisht të turpshme, por vrasësit do të mbeten pa u ndëshkuar sepse ligjit në fuqi, sipas të cilit vjetërsimi absolut i rastit bëhet i plotfuqishëm pas kalimit të 20 viteve nga kryerja e krimit…”, thotë udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...