Haradinaj kujton masakrën e Serbrenicës: Kosova është me popullin e Bosnjës

Aktuale

Haradinaj kujton masakrën e Serbrenicës: Kosova është me popullin e Bosnjës

Nga: A.SH Më: 11 korrik 2019 Në ora: 09:25
Serbrenicë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në 24 vjetorin e Masakrës së Serbrenicës nderon me respekt mijëra viktima civile, fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur.

Postimi në Facebook:

Në 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, nderojmë me respekt mijëra viktima civile, fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur. Kjo masakër, na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor. Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan nga regjimi i Millosheviqit dhe vartësve të tij, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia e munguar.
Sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat