Thaçi priti në takim lamtumirës shefen e EULEX-it Papadopoulou

Aktuale

Thaçi priti në takim lamtumirës shefen e EULEX-it Papadopoulou

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:03
Hashim Thaçi dhe Alexandra Papadopoulou

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës shefen e EULEX-it Alexandra Papadopoulou, ku ka thënë se ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer mes institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të rendit dhe ligjit të BE-së.

Sipas tij, ky bashkëpunim dëshmon se rrugëtimi i Kosovës do të jetë i koordinuar dhe bashkëveprues me autoritetet e BE-së me synimin që sa më shpejt të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovës.

Thaçi: Një bashkëpunim i shkëlqyer i institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të BE-së

“Sot veç i kemi thënë lamtumirë në kuptimin e angazhimeve që ka pasur këtu, pasi që ishte takimi i fundit. Një punë dhe një bashkëpunim i shkëlqyer që ka qenë i të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të rendit dhe ligjit të Bashkimit Evropian. Kjo dëshmon se rrugëtimi i Kosovës do të jetë i koordinuar dhe bashkëveprues me autoritetet e Bashkimit Evropian, me synimin tonë të qartë që të ndodh sa më shpejt liberalizimi i vizave, por edhe perspektiva konkrete evropiane”, tha Thaçi.

Shefja e EULEX-it Alexandra Papadopoulou, në takim lamtumirës gjatë ditës është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Ndryshe, Papadopoulou është diplomate e lartë greke me përvojë të gjerë në Ballkan, e cila ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.   

Po ashtu, ajo ka shërbyer edhe si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, si dhe ka qenë drejtoreshë e përgjithshme për çështjet e BE-së në Ministrinë e Jashtme Greke gjatë presidencës greke të BE-së në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat