Zbulohen me emra e mbiemra se kush qëndron pas Thaçit, Ramës e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Zbulohen me emra e mbiemra se kush qëndron pas Thaçit, Ramës e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:46
Hashim Thaçi, Aleksander Vuçiq dhe Edi Rama

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka zbuluar me emra e mbiemra se kush qëndron prapa presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndarjen e Kosovës.

Kështu thotë veprimtari Sali Rexhaj, ish shok i presidentit Hashim Thaçi, i cili shton se, Erdogani dhe Putini sipas Zaevit janë ata që qëndrojnë pas dy liderëve shqiptar, madje edhe arsyet u treguan pse Rusia e Turqia po i përkrahin.

Rexhaj përmes një postimi në Facebook, shton se, të gjithë e dinë se ndarja e Kosovës nuk është ide e Thaçit, por ide serbe, ruse e turke, përcjell gazeta “Bota sot”.

Rexhaj përmend edhe takimet e fshehta të Thaçit në lidhje me këtë çështje.

Ky është postimi i plotë:

Hashim,

te gjithe e dime se Zaev u mashtrua nga humoristet rus. Por problemi eshte diku tjeter. Zaevi duke menduar se po flet me Poroshenkpn, tregoj se ka biseduar me Merkell dhe me perfaqesues te administrates se SHBA.

Tregoj poashtu se kush qenderon pas teje, Rames e Vuqiqit per ndarje te Kosoves. Me emera e mbiemera. Erdogan e Putin. I tregoj edhe arsyet pse Rusia e Turqia po te perkrahin.

Kete e dime ne te gjithe se ndarja e Kosoves nuk eshte ide e jotja, po ide serbe, ruse e turke. Ti je angazhuar publikishte dhe ne takime te mfshehta per kete pune.

Mos shit dushk per gogla, te lutem. Kan rene tani me maskat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat