Limaj: Srebenica përjetoi masakrën më të madhe nga regjimi i Millosheviqit

Aktuale

Limaj: Srebenica përjetoi masakrën më të madhe nga regjimi i Millosheviqit

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 12:45
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Srebenicës.

Limaj shkruan se qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave të Srebenicës, pasiqë ata kanë qenë vet viktima të regjimit kriminal të Millosheviqit.

Shkrimi i plotë i Limajt

24 vjet më parë Srebrenica përjetoi masakrën më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore, të urdhëruar nga regjimi kriminal i Millosheviqit. Në këtë përvjetor kujtojmë me dhimbje të madhe rreth 8 mijë njerëz të pafajshëm, burra e gra, pleq dhe të rinj të cilët përjetuan një gjenocid të paparë. Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave të Srebrenicës duke qenë edhe vetë viktima të atij regjimi. FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat