Veseli: Së shpejti do t’i adresojmë kërkesat e Policisë së Kosovës

Aktuale

Veseli: Së shpejti do t’i adresojmë kërkesat e Policisë së Kosovës

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:22
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit i Kosovës Kadri Veseli, ka takuar drejtues të Policisë së Kosovës.

Veseli ka përgëzuar Policinë për punën e tyre për krijimin e një ambienti të sigurt.

Ai u ka premtuar se do t’i adresojë shumë shpejt kërkesat e tyre siç është pensionimi i parakohshëm, sigurimi jetësor dhe sigurimin shëndetësor.

Postimi i Veselit në Facebook

Drejtuesit e Policisë së Kosovës i përgëzova sot për punën e jashtëzakonshme në zbatimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët tanë.

Duhet të punojmë edhe më shumë që Kosova të jetë shembull i sundimit të ligjit, ku secili trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të jemi të pakompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Diskutuam edhe për kërkesat që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë për pensionimin e parakohshëm, sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor. Këto janë tri segmente tejet të rëndësishme për këtë institucion dhe ne do t’i adresojmë shumë shpejt ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat