Veseli priti në takim lamtumirës shefen e EULEX-it

Aktuale

Veseli priti në takim lamtumirës shefen e EULEX-it

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:24
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, në përfundim të misionit të saj në Kosovë.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin që institucionet e Kosovës dhe EULEX-i kanë kultivuar që nga fillimi i punës së këtij misioni, e në mënyrë të veçantë gjatë periudhës sa ky mision udhëhiqej nga Papadopoulou.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi drejtuesen e deritashme të EULEX-it për mbështetjen që ky mision dhe vet Papadopoulou i kanë dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, duke theksuar përkushtimin e institucioneve vendore për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe me pasardhësin e saj në krye të këtij misioni.

Alexandra Papadopoulou, nga ana e saj, falënderoi Veselin për bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa shprehu kënaqësinë për vitet e kaluara në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, Veseli, i uroi Papadopoulous suksese në detyrat e saj të reja në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat