Veseli kujton Masakrën e Serbrenicës: Kjo masakër nuk ishte as fillimi dhe as fundi i krimeve

Aktuale

Veseli kujton Masakrën e Serbrenicës: Kjo masakër nuk ishte as fillimi dhe as fundi i krimeve

Nga: A.SH Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:29
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar 24 vjetroin e Masakrës së Serbrenicës, duke thënë se kjo masakër cilësohet si një prej krimeve më mizore në Europën e pasluftës së dytë botërore.

Postimi në Facebook:

Sot, në përvjetorin e 24-të, ne i bashkohemi përkujtimit të masakrës së Srebrenicës, një prej krimeve më mizore në Europën e pasluftës së dytë botërore. Kjo masakër nuk ishte as fillimi dhe as fundi i krimeve të regjimit të atëhershëm serb. Vetëm tre vjet pas Srebrenicës, të njëjtat pamje të mizorisë u shfaqën në fshatrat dhe qytetet e Kosovës. Dhe ndonëse kanë kaluar dekada, drejtësia ende nuk është vendosur, por koha nuk e zhvlerëson krimin dhe as drejtësinë. Serbia do të përgjigjet për gjenocidin në Kosovë, siç është përgjigjur për gjenocidin në Srebrenicë. Kjo është e pashmangshme.

 

Top of Form

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat