A është e kënaqur NISMA në qeverinë aktuale? Jakup Krasniqi vjen me një deklaratë që sqaron gjithçka

Aktuale

A është e kënaqur NISMA në qeverinë aktuale? Jakup Krasniqi vjen me një deklaratë që sqaron gjithçka

Nga: D.RR Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:36
Jakup Krasniqi

Pavarësisht se po flitet që NISMA nuk është e kënaqur me qeverisjen aktual në të cilën edhe ajo vet bën pjesë, zyrtari i kësaj partie, Jakup Krasniqi, ka lënë të kuptohet se NISMA është komode në këtë pozicion, pasi ka thënë se taksa është e drejtë dhe nuk është shkas që Kosova nuk po përparon në dialog, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka thënë se taksa mund ta ketë bllokuar dialogun, mirëpo nuk është e rëndësishme si shkas, por duhet të dihen shkaqet që e sollën taksën, e që Krasniqi mendon se ato vijnë nga Beogradi zyrtarë.

Postimi i plotë:

EDHE NJËHERË PËR TAKSËN

Fjala është për taksën që Qeveria e Kosovës e ka vendosur për mallrat serbe. Kjo taksë po shihet nga shumë faktorë të jashtëm si pengesa kryesore e vazhdimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë?! Mbase taksa edhe mund të jetë si shkas, por problemi nuk është të shkasi, por të shkaqet që e sollën vendosjen e saj. Dhe shkaqet e shumta që e sollën taksën duhet kërkuar dhe janë vetëm e vetëm në Beograd, aty ku nuk ka asnjë pendim, madje as formal për krimin e gjenocidit që Beogradi zyrtar ka kryer në Kosovë.

Përkundrazi, politika zyrtare në Beograd, kryesit e krimeve në luftë e të gjenocidit jo vetëm në Kosovë i ka shpallur heronj dhe i trajton si heronj. Tek e fundit edhe vet fakti se kjo politikë nuk e ka pranuar gjenocidin serb në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci e në Kosovë, bile as është distancuar nga politikat e gjenocidit, tregon se polit6ika zyrtare e Beogradit ato veprime edhe sot e gjithë ditën i konsideron të drejta dhe në të mirë të popullit serb.

Kushdo që i ka përcjellë zhvillimet në ketë pjesë të Ballkanit edhe në dhjetë vitet e fundit e ka të qartë se ku fle lepuri (gde spava zec), thonë serbët!

Shkurt: Problemi nuk është të taksa, por të mbrojtësit e politikave të krimit e të gjenocidit që e drejtojnë Serbinë edhe sot.
Prandaj taksa nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat