Shpend Ahmeti: Për dështimin e Sallës Koncertale, ndërhyrje e pastër nga Ministria e Integrimeve Evropiane - Bota Sot
Shpend Ahmeti: Për dështimin e Sallës Koncertale, ndërhyrje e pastër nga Ministria e Integrimeve Evropiane

Aktuale

Shpend Ahmeti: Për dështimin e Sallës Koncertale, ndërhyrje e pastër nga Ministria e Integrimeve Evropiane

Nga: V.R Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:42
Shpend Ahmeti

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një deklarate publike, ka thënë se Ministria e Integrimeve Evropiane ka dërguar letër në BE, për të ridestinuar mjetët për Sallën Koncertale në Prishtinë, shkruan ‘’Bota sot’’.

Ai, ka thënë se zyra e BE na ka informuar se nuk do të heqin dorë edhe pse pas kërkesës sê qeverisë duhet të diskutohet salla në IPA fondet 2019.

Postimi plotë:

Ministria e Integrimeve Evropiane ka dërguar letër në BE për të ridestinuar mjetet për Sallen Koncertale në Prishtinë. Kur kemi kontaktuar kryeministrinë, thonë se nuk janë në dijeni për veprimin e Ministres. Në BE thonë se për herë të parë letra është dërguar direkt në Bruksel e jo përmes zyres së BE në Prishtinë.

Meqenëse tani edhe e kemi marr letren jozyrtarisht nga Brukseli, kjo nuk mund të jetë asgjë tjetër pos tentim bllokim për arsye politike. Zyra e BE na ka informuar se nuk do të heqin dorë edhe pse pas kërkesës sê qeverisë duhet të diskutohet salla në IPA fondet 2019.

E ne themi se salla do të bëhet në këtë mandat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...