Haradinaj flet për bisedën telefonike me komikët rusë

Aktuale

Haradinaj flet për bisedën telefonike me komikët rusë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:53
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar se ka diskutuar në biseda telefonike me dy komikët rusë, por theksoi se diskutimi i tyre nuk ka pasur diçka të veçantë dhe se për këtë arsye nuk është bërë edhe shumë mediatike.

I pari i Qeverisë, po ashtu tha se ai në kanale të sigurta telefonike ka komunikuar dhe me ish-presidentin e Ukrainës.

Haradinaj gjithashtu ka komentuar video-incizimin e dy ditë më parë ku shprehen shqetësime nga ana e kryeministrit Zoran Zaev për ndryshim të kufijve në rajon, duke thënë se ato diskutime janë shqetësuese.

“Ne kemi qenë në dijeni se këto janë pikëpamjet e kryeministrit Zaev se ai është kudër ndryshimit të kufijve në rajon”, tha ai.

Për përmbylljen e dialogun me Serbinë, i pari i Qeverisë tha se zgjidhja e vetme është njohja reciproke.

“Kosova nuk ka arsye të ulet në tavolinë pa u diskutuar njohja e ndërsjellët në kufijtë ekzistues. Unë nuk do të pranoj që të diskutohen çështja e territorit apo kufijve”, tha ai.

Në lidhje me polemikat e zyrtarëve të AAK-së me Nismën Socialdemokrate, Haradinaj tha se kanë një raport të mirë dhe kjo nuk e rrezikon Qeverinë.

Për vizat, kreu i ekzekutivit tha se ende ka skepticizëm nga vendet anëtare të BE-së, por është premtuese nga ana e Gjermanisë.

Haradiaj gjithashtu tha se do të kërkojë që të hiqet kartoni i gjelbër për diasporën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat