Meta: Drejtësi deri në fund për shkaktarët e masakrës së Srebrenicës

Aktuale

Meta: Drejtësi deri në fund për shkaktarët e masakrës së Srebrenicës

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:06
Ilir Meta

Presidenti i Republikës të Shqipërisë, Ilir Meta ka apeluar sot nga Sarajeva për drejtësi deri në fund për shkaktarët e masakrës së Srebrenicës.

“Sot në 24-vjetorin e masakrës më të madhe në zemër të Europës, është koha jo vetëm të lutemi për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjen e pa treguar që përjetuan popujt e rajonit tonë, por njëkohësisht të kërkojmë drejtësi deri në fund për shkaktarët e këtij gjenocidi të pamëshirshëm”, shprehet Meta.

“Duhet të ndërgjegjësohemi e përgjegjësohemi që bashkëjetesën etnike-fetare dhe kulturore ta ruajmë e ta forcojmë, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, në mënyrë që tragjedi të tilla t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur të historisë së rajonit tonë”, thekson Meta.

Meta ka postuar edhe një foto të qytetit të Sarajevës ku harmonizohen natyrshëm objektet e besimeve të ndryshme fetare.

“Kjo foto e qytetit të bukur të Sarajevës, ku harmonizon natyrshëm objektet e besimeve të ndryshme fetare, të shërbejë për të ecur përpara drejt të ardhmes se përbashkët në Bashkimin Europian, duke evidentuar edhe trashëgiminë historike të bashkëjetesës mes kombeve dhe popujve të rajonit tonë”, shprehet Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat