Kërkesa e veprimtarit: Stop islamit politik, Erdoganit dhe ISIS-it në Kosovë

Aktuale

Kërkesa e veprimtarit: Stop islamit politik, Erdoganit dhe ISIS-it në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:26
Masakra e Srebrenicës

Edhe veprimtari Sali Rexhaj, ka kujtuar 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, e shkaktuar nga serbët.

Rexhaj ka thënë se e liga që ndodhi në Srebrenicë, po i kanosej edhe Kosovës tri vjet më vonë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Srebrenica duhet të na vetëdijësojë si komb se çka janë në gjendje të bëjnë ekstremistët fetar.

“Serbët e besimit islam ishin viktimë e fashizmit serbo ortodoks të nxitur nga Millosheviqi, kisha pravosllave serbe, akademia serbe e shkencave… Prandaj, stop islamit politik, Erdoganit dhe ISIS-it në Kosovë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Rexhajt:

Srebrenicen, e kujtoj si ngjarje te tmerrshme e shkaktuar nga forcat serbe. Si nje e lige e cila po na kanosej e na ndodhi edhe ne shqiptareve te Kosoves vetem tri vjet me vone, po nga dora e njejte e shtetit serb.

Perndryshe Srebrenica duhet te na vetedijesoj si komb se çka jane ne gjendje te bejne ekstremistet fetar. Ne Bosnje u masakruan serbet e feve te ndryshme. Serbet e besimit islam ishin viktime e fashizmit serbo ortodoks te nxitur nga Millosheviqi, kisha pravosllave serbe, akademia serbe e shkencave...

Prandaj stop islamit politik, Erdoganit dhe ISIS-it ne Kosove.

Ne jemi nje komb ne radhe te pare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat