"Zoti ka hequr dorë moti prej shqiptarëve, kurse dashuria e djallit mbetet ende e madhe" - Bota Sot
"Zoti ka hequr dorë moti prej shqiptarëve, kurse dashuria e djallit mbetet ende e madhe"

Aktuale

"Zoti ka hequr dorë moti prej shqiptarëve, kurse dashuria e djallit mbetet ende e madhe"

Nga: H.O. Më: 11 korrik 2019 Në ora: 19:25
Ilustrim

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, në një postim të tij në Facebook shkruan se opozita nuk mund ta rrëzoj qeverinë edhepse i mungojnë vetëm tri vota. Sipas tij, kjo qeveri do të kryejë mandatin e saj pasi interesi i deputetëve dhe qeveritarëve përputhet 100 për qind.

Ai shkruan më tutje se ‘nuk ka gjë më të lehtë se ta blesh një mallë me paranë e huaj, apo me paranë e vjedhur’.

Postimi i plotë:

Opozita kurrë nuk mund ta rrëzojë qeverinë Haradinaj edhe pse i mungojnë vetëm tri vota. Mirëpo, për ata që nuk dinë të bëjnë politikë, ato nuk janë tri, por janë tridhjetë. Kjo qeveri do ta kryejë mandatin e plotë, sepse interesi i deputetve dhe i qeveritarëve përputhet 100 për qind. Ky interes është që secili të rrijë aty ku është, nën dardhë dhe t’i hajë dardhat e veta. Kuptohet që qeveritarët kanë edhe interesa tjera, si punësimi i familjarëve dhe bashkëpartiakve në qeveri dhe ndërmarrje publike, manipulimi me tenderë dhe përfitime të jashtëligjshme. Kjo qeveri, ashtu siç i ka blerë votat për ta bërë pushetetin, do t’i blejë votat edhe për ta mbajtur atë! Nuk ka gjë më të lehtë se ta blesh një mallë me paranë e huaj, apo me paranë e vjedhur. Krejt këto bëhën gjatë kohës sa ne shohim shfaqjen e bukur të Ramush Haradinajt për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, ndërkohë që këtë “sovranitet” na e siguron NATO e kurrsesi ne vetë! Pozita dhe opozita nuk ka asnjë ndieshmëri për gjendjen e rëndë në vend. Fati i qytetarëve është në duar të djallit. Zoti ka hequr dorë moti prej shqiptarëve, kurse dashuria e djallit mbetet ende e madhe!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...