Zemaj: Djegni thëngjill, e jo fonde të dedikuara për sallën e koncerteve!

Aktuale

Zemaj: Djegni thëngjill, e jo fonde të dedikuara për sallën e koncerteve!

Nga: Z.B Më: 11 korrik 2019 Në ora: 20:50
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë djegni thëngjill, e jo fonde të dedikuara për sallën e koncerteve, sipas tij, shumë fonde u djegën në emër të Kosovës A dhe B dhe u shndërruan në tym të zi, ndërsa do të jetë i bardhë për shkak të filterave “shumë herë” të ndërruar, përcjell “Bota sot”.

Zemaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se fondet nuk është dashtë të ridestinohen, sepse salla e koncerteve do t’i shërbente shumë Filarmonisë së Kosovë dhe veprimtarisë kulturore-muzikore.

“I bëj thirrje të gjitha partive, që sa më shpejt të ngrisim një komision hetimor parlamentar, duke përfshirë edhe një prokuror special ( vezhgues)pa të drejt fjale, por të jetë vetëm pjesëmarrës gjatë diskutimeve, si dhe të verifikohen mjetet e shpenzuara në këtë dikaster”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Djegni thëngjill, e jo fonde të dedikuara për sallën e koncerteve!

Shume fonde u djegën në emër të Kosovës A dhe B dhe u shndërruan në tym të zi, ndërsa do të jetë i bardhë për shkak tē filterave “shumë herë” të ndërruar. Andaj, duhet hetuar se si jane shpenzuar këto fonde, a janë të dedikuara për filterat e “arit” të termocentraleve, apo ka ndonjë keqpërdorim?!

Gjithsesi, duhet bërë një verifikim fizik i këtyre filterave për të parë nëse janë nderruar me të vërtet këta filtera ndonjëherë dhe si është gjendja e tyre, sepse tymi i zi nuk po ndalet.

Fondet nuk është dashtë të ridestinohen, sepse salla e koncerteve do t’i shërbente shumë Filarmonisë së Kosovë dhe velrimtarisë kulturore-muzikore.

I bëj thirrje të gjitha partive, që sa më shpejt të ngrisim një komision hetimor parlamentar, duke përfshirë edhe një prokuror special ( vezhgues)pa të drejt fjale, por të jetë vetëm pjesëmarrës gjatë diskutimeve, si dhe të verifikohen mjetet e shpenzuara në këtë dikaster.

Djegni thëngjill, jo fonde!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat