"Sikur të pyetej Presidenti Thaçi, ai do t’i falte gjithçka Serbisë" - Bota Sot
"Sikur të pyetej Presidenti Thaçi, ai do t’i falte gjithçka Serbisë"

Aktuale

"Sikur të pyetej Presidenti Thaçi, ai do t’i falte gjithçka Serbisë"

Nga: H.O. Më: 11 korrik 2019 Në ora: 21:12
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi thotë se me këta pushtetarë gjithmonë ekziston rreziku për ndarjen e Kosovës. Ai thotë më tutje se sikur të pyetej Presidenti Thaçi, ai do t’i falte gjithçka Serbisë, çfarëdo që ajo do të kërkonte.

Image
Faik Krasniqi

“Me këta pushtetarë gjithmonë ekziston rreziku për ndarjen e Kosovës, sepse kurrë nuk është bërë fjala për shkëmbim territori, por ndarjen e Kosovës. Nuk ka shkëmbim kur Serbia të merr qytete dhe fshatra, kurse Kosova vetëm disa fshatra të saj. Por e mira e gjithë kësaj është që këta nuk pyeten, sepse sikur të ishin pyetur, Presidenti Thaçi me kohë do t'ja falte Serbisë gjithçka çfarë ajo do të kërkonte. Perëndimi nuk e ka problem pse Kosova dhe Serbia shkëmbejnë territore, por hapet kutia e Pandorës që prek gjithë botën”, thekson analisti Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...