A po shkrihet Nisma në PDK? Flet Bilall Sherifi - Bota Sot
A po shkrihet Nisma në PDK? Flet Bilall Sherifi

Aktuale

A po shkrihet Nisma në PDK? Flet Bilall Sherifi

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 21:16
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga Nisma SocialDemokrate sonte në Debat Plus ka folur rreth raporteve brenda koalicionit qeverisës, në veçanti të atyre Nisma-AAK.

Sherifi thotë se raportet s’janë sikurse në fillim, ndërsa thotë se Ramush Haradinaj për çdo vendim të tyre do të dëgjojë zyrtarisht, e jo nga mediat.

‘’Marrëdhëniet mes nesh s’janë sic kanë qenë, por edhe jo sic flitet. Ka momente që në vazhdim duhet biseduar për unifikm. Marrëdhëniet politike mund të ndryshojnë. Por e siguroj AAK se asnjë nuk do të dëgjojnë nga TV se cili do  të jetë vendimi i radhës nga Nisma’’, ka thënë Sherifi.

Tutje Sherifi thotë se Nisma nuk kthehet ne PDK, siç tha dje deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj.

‘’As nuk është në rendin e ditës kthimi i Nismës në PDK. As nuk ka shkrirje, e as ngritje. Vec raport korrekt mes dy partnerëve të koalicionit’’.

Tutje Sherifi ia kujton AAK’së se me ta kishte lidhur koalicion më 2014, për ta bërë Ramush Haradinajn kryeministër.

‘’Të thuash që flet fjalë qashie, të hedhësh dicka në qarshi. Mjafton ta thuash dhe pastaj qarshia flet.  Më 2014, Nisma kishte alternativë,  e para të vazhdojë koalicionin me PDK’në dhe 6 mandate mjaftojnin të vazhdonte mandatin e kryeministrit. Nuk kishte problem ti përgjigjeshim thirrjes së Hashim Thaçit që të ndërtojmë koalicon. Limaj nuk zgjodhi Qeverinë e sigurt por  tha shkojmë tia ofrojmë Ramush Haradinajt kryeministrin dhe ta nxjerrim PDK’në në opozitë.  Ramushi na coi në koalicion me PDK’në. Limaj e ka lut, mos ma prish. Ne e kemi pasë një projekt që ai me qenë kryeministër. Nuk duhet të vijnë fjalë të tilla të ulta nga AAK’ja, së paku nga zyrtarë të AAK’së’’, shtoi Sherifi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...