Buxhovi godet fortë edhe Vetëvendosjen - Bota Sot
Buxhovi godet fortë edhe Vetëvendosjen

Aktuale

Buxhovi godet fortë edhe Vetëvendosjen

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 21:39
Jusuf Buxhovi

Shkrimtari, Jusuf Buxhovi ka thënë se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka struktura të krimit të organizuar.

Ai thotë se fuqinë faktike brenda VV-së nuk e ka lideri i saj Albin Kurti, por faktorë të tjerë brenda partisë.

“Brenda partisë ka njerëz të krimit të organizuar. Vetëvendosje ka për detyrë që njerëzit e feudeve t’i largojë. VV ka më shumë militantë se sa disa të tjerë që janë brenda PDK-së”, ka thënë ai.

Buxhovi tutje ka shtuar se Vetëvendosje nuk mund të kërkoj luftimin e korrupsionit në shtet derisa të luftoj atë brenda partisë.

“Unë kam qenë i bindur se VV-ja do të përballojë disa elemente por nuk i kanë përballuar. Të rinjtë i kanë besuar shumë Lëvizjes njëjtë sikur ka fanatikë edhe në LDK”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...