36 kompjuterë të rinj për Policinë e Kosovës nga UNDP - Bota Sot
36 kompjuterë të rinj për Policinë e Kosovës nga UNDP

Aktuale

36 kompjuterë të rinj për Policinë e Kosovës nga UNDP

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 07:01
UNDP i dhuron policisë 36 kompjuterë të rinj

(E plotësuar) - Policia e Kosovës sot është bërë me 36 kompjuterë të rinj që do t’i shërbejnë për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve. Kjo falë një donacioni të UNDP-së në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj u shpreh se ky projekt do të ndihmojë shumë për legalizimin e armëve. Në mënyrë, që sipas tij t’iu largojnë nga duart armët ilegale qytetarëve.

Por, pavarësisht kësaj, ai tha se duhet të bëjnë më shumë që numri i armëve ilegale të zvogëlohet  

Qalaj: Duhet të bëjmë më shumë që numri i armëve ilegale të zvogëlohet

“Kur flasim për legalizim të armëve, kur flasim për armë gjithmonë nënkuptojmë se kemi me një dukuri që është në këtë rajon jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit. Sa herë flasim për armë ne duhet të angazhohemi shumë që të shpëtojmë jetë njeriu...ne duhet të bëjmë më shumë që ky numër i armëve që është në posedim ilegal të zvogëlohet sa më shumë. Është fakt që nga paslufta kemi pasur shumë humbje të jetëve për vendin tonë”, tha Qalaj.

Ndërkaq, përfaqësuesja e UNDP-së, Maria Soukko tha se do vazhdojnë të mbështesin policinë e Kosovës në forma të ndryshme për të pasur një siguri në gjithë territorin e Kosovës.

Ajo tha, se janë të angazhuar për reduktimin e armëve ilegale dhe në të njëjtën kohë reduktimin e të gjitha formave të dhunës.

Shpjegoi se janë blerë 36 kompjuterë dhe do të përdoren në 36 stacione policore nga stafi i Policisë së Kosovës që janë për regjistrimin e kërkesave për legalizimi.

Soukko: Janë blerë 36 kompjuterë dhe do të përdoren në 36 stacione policore

 “Bazuar në vlerësimin e përbashkët, janë blerë 36 kompjuterë dhe do të përdoren në 36 stacione policore nga stafi i Policisë së Kosovës që janë në krye të regjistrimit të kërkesave për legalizimi. Shpresojmë që sa më shumë njerëz do ta shfrytëzojnë fushatën e legalizimit përgjatë muajit të fundit të zbatimit”, tha ajo.

Kurse, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha se do të angazhohen që t’iu shërbejnë në mënyrën më të mirë.

Duke folur për legalizimin e armëve, Zeka tha se në këtë çështje qëndrojnë më mirë se shtetet e rajonit.

Zeka: Ne si Ministri e Punëve të Brendshme jemi jashtëzakonisht të kënaqur

“Ne si Ministri e Punëve të Brendshme jemi jashtëzakonisht të kënaqur, kur e them të kënaqur kam parasysh në krahasim me shtetet e rajonit. Se sigurisht nëse shikohet tek qytetarët është një numër i vogël prej 1500-600 që kanë aplikacione. Por shikuar Maqedoninë, Malin e Zi e kanë nivelin dhe më të vogël të aplikimit të aplikacioneve. Por tash është një moment i veçantë në kuadër të punës që është duke bërë UNDP-ja  bashkë me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë është një ndihmë që po e bëjnë për Policinë dhe për ne është e mirëseardhur dhe në aspektin teknologjik”, tha ai.

Ndryshe, legalizimi është një nga metodat për zvogëlimin e armëve të paligjshme dhe u jep mundësi qytetarëve që të kenë ligjërisht armë sipas Ligjit të Kosovës për Legjislacion dhe dorëzimin e armëve, municioneve dhe mjeteve eksplozive, i cili është i harmonizuar me Direktivën e BE-së për armë të zjarrit.

***

Policia e Kosovës sot është bërë me 36 kompjuterë të rinj që do t’i shërbejnë për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve. Kjo falë një donacioni të UNDP-së në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj u shpreh se ky projekt do të ndihmojë për legalizimin e armëve.

Duke folur për këtë proces, ai tha se do të angazhohen që në mënyrën më të mirë të përfundojnë atë dhe të ketë sa më pak armë në duart e qytetarëve.

Ndërkaq, përfaqësuesja e UNDP-së, Maria Soukko u shpreh se ata do të vazhdojnë të mbështesin Policinë e Kosovës në forma të ndryshme për të pasur një siguri në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas saj përmes këtij projekti po kontribuojnë që legalizimi i armëve të bëhet në mënyrë më të mirë.

Kurse, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Imri Zeka u shpreh falënderues ndaj UNDP-së për këtë donacion dhe tha se do të angazhohen që t’iu shërbejnë në mënyrën më të mirë.

Ai foli dhe për legalizimin e armëve ku tha se procesi është shtyrë dhe tre muaj.

UNDP i dorëzon pajisje Policisë së Kosovës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të dorëzojë 36 kompjuterë me monitorë Policisë së Kosovës sot në ndërtesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Këta kompjuterë do të shpërndahen në 36 stacione policore dhe do të përdoren nga personeli për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve.

Procesi i legalizimit, i iniciuar nga Ministra e Punëve të Brendshme dhe i mbështetur nga Qeveria e Kosovës, filloi më 17 dhjetor 2018 për një periudhë gjashtë mujore dhe u zgjat për tre muaj deri më 17 shtator 2019.

Vazhdimi i fushatës financohet nga UNDP përmes kontributit të Fondit të Mirëbesimit të OKB-së që Mbështet Bashkëpunimin rreth Rregulloreve për Armët (UNSCAR) dhe vazhdon të mbështesë përpjekjet për të nxitur dhe forcuar sigurinë publike në Kosovë dhe rajon.

Legalizimi është një nga metodat për zvogëlimin e armëve të paligjshme dhe u jep mundësi qytetarëve që të kenë ligjërisht armë sipas Ligjit të Kosovës për Legjislacion dhe dorëzimin e armëve, municioneve dhe mjeteve eksplozive, i cili është i harmonizuar me Direktivën e BE-së për armë të zjarrit.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar i AVL-ve, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.

Në emër të Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni, ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit për Shërbime Mbështetëse do të nënshkruajë dokumentin e pranim-dorëzimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...