MMPH shpenzon mbi 80 mijë euro për katër vetura

Aktuale

MMPH shpenzon mbi 80 mijë euro për katër vetura

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 09:24
MMPH

Mbi 80 mijë euro do t’i kushtojnë katër vetura zyrtare Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kjo ministri që udhëhiqet nga Fatmir Matoshi ka nënshkruar kontratë për blerjen e katër veturave zyrtare për nevoja të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit (AMMK), që vepron në kuadër të MMPH-së.

Një njoftim mbi vendimin e autoritetit kontraktues, bëhet e ditur se Ministria ka shpërblyer me kontratë “Auto Mita” Sh. P.K, magjistralja Prishtinë-Shkup për blerjen e veturave.

Çmimi i kontratës në vlerë totale të ofertës është 81 mijë e 800 euro.

Ky vendim është marrë me 5 korrik, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve ka qenë data 3 i këtij muaji.

Në njoftimin për kontratë për këtë tender është bërë e ditur lloji i veturave dhe garancioni.

Sipas kontratës, veturat që do të blihen janë Limuzinë, viti i prodhimit 2019 i ri. Pastaj një veturë operative e vogël, e vitit 2019, i ri dhe me garancion pesë vite.

Dhe dy veturat e tjera që do të blihen janë ‘Pick Up’ me ulëse.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë fiks 82 mijë euro, por qe operatori me çmimin me të ulët të ofruar 81,800,00 euro e ka fituar tenderin në fjalë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat