Zaev përsërit se Serbia dhe Kosova vetë duhet të gjejnë zgjidhje kompromisi

Aktuale

Zaev përsërit se Serbia dhe Kosova vetë duhet të gjejnë zgjidhje kompromisi

Nga: F. B. Më: 12 korrik 2019 Në ora: 10:55
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev, ka theksuar se “Serbia dhe Kosova duhet së gjejnë zgjidhje të përbashkët me kompromis të ndërsjellë dhe të pranueshëm”, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

“Përcaktimi im i publikuar edhe në telefonatën me (humoristët rus në internet) se zgjidhja duhet të gjejnë së bashku Kosova dhe Serbia me kompromis të ndërsjellë dhe të pranueshëm “, ka thënë Zaev.

Sipas kumtesës lëshuar nga qeveria, kryeministri Zaev ka thënë se mbetet pranë qëndrimit se në bisedën me rusët nuk janë thënë sekrete shtetërore, por vetëm qëndrime që janë thënë edhe publikisht.

“Kam shprehur keqardhje për situatën dhe kam biseduar me disa nga liderët e rajonit. Presidenti i Kosovës ka pranuar se bëhet fjalë për rast aksidental. Edhe Vuçiqit i kam dërguar porosi. Rreth temave të zgjidhjeve së çështjeve të hapura janë thënë qëndrime të shprehura publikisht “, ka thënë Zaev.

Zaev e ka pranuar se gjatë vitit që shkoi disa herë ka biseduar me telefon me kryetarin e rrejshëm ukrainas, Poroshenko edhe sekretarin e NATO-së Stoltenberg.

Ai ka pranuar se të hënën e ka kuptuar se ka qenë viktimë e “humoristëve” rus „Vovana“ (Vladimir Kuzhnjecov) dhe „Leksus“ (Aleksis Stoljarov).

Zaev ka thënë se përkundër kësaj nuk do hamendet që të vazhdoj komunikimet me liderët e bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarët.

Ndërsa ka vlerësuar se raportet me Federatën Ruse mbeten të mira dhe “me potencial të zhvillimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat