Deputeti i LDK-së: Me Isa Mustafën nuk rritet partia! - Bota Sot
Deputeti i LDK-së: Me Isa Mustafën nuk rritet partia!

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Me Isa Mustafën nuk rritet partia!

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:07
Isa Mustafa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli me pesimizëm është shprehur se mund të shenojë rritje partija e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në rast se në krye të saj vazhdon të mbetet kryetari aktual Isa Mustafa.

Këto komente, Avdyli i dha në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, derisa po deklarohej për procesin e brendshëm zgjedhor.

“Isa Mustafa nuk mund ta rritë partinë më shumë se kaq, megjithatë nuk është e drejt që të thuhet se ai nuk duhet të rikandidoj”, tha mes tjerash Avdyli.

Në anën tjetër, analisti Astrit Gashi me bindje është shprehur se elektorati do ta ndëshkojë LDK-në në rast se në zgjedhje marrin pjesë figurat e vjetra.

“Njerëzit që i keni pasur në pozita, janë hypur në pozita me PDK-në. Nëse hyni në zgjedhje me këta njerëz, shikoni se çfarë ka me ju bërë Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...