Ambasadori Berisha po merret në pyetje për kohën sa ishte shef i ART-së

Aktuale

Ambasadori Berisha po merret në pyetje për kohën sa ishte shef i ART-së

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:33
Ambasadori Berisha po merret në pyetje për kohën sa ishte shef i ART-së

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në vazhdën e të intervistimit të dëshmitarëve, sot ka dëshmuar Anton Berisha, ish-kryetar i Bordit të ART-së.

Kryesuesi i Komisionit Visar Ymeri dhe anëtarja Blerta Deliu kanë pyetur Berishën lidhur me procesin e licencimit të operatorit të dytë nga ART në atë kohë dhe për licencimin e MVNO-ve operatorëve mobil virtual.

Por, Berisha rezistoi të përgjigjet për këto procese që sipas tij nuk ndërlidhen me ftesën për dëshmi në këtë Komision.

 Berisha theksoi se hapja e tregut të telekomunikimeve ka qenë synim që prej kur është themeluar ART në vitin 2004.

”Në periudhën 2004-2008 unë kam nënshkruar licenca për MVNO, në këtë rast për operatorin Dardafon dhe D3”, tha Berisha.

Deputetja nga PDK Blerta Deliu - Kodra tha se operatori Vodafon është tërhequr për investime shkak të parregullsive dhe mungesës së transparencës nga ART në atë kohë.

Berisha është përgjigjur duke thënë se me këto pyetje po tentohet të bëhet debat politik.     

“Meqenëse po dëshironi ta shndërroni intervistën në debat politik, në asnjë raport nga Brukseli ose Komisioni Evropian në atë kohë nuk ka nxjerrë parregullsi për këtë proces. Nëse dëshiron përgjigje të saktë pyete Gani Kocin ngase ka qenë kryetar Komisioni (parlamentar). Të gjitha palët e pakënaqura i kanë sajuar këto akuza. Unë nuk kam asnjë raport as me Telekom, as me Z-Mobile, as me IPKO dhe asnjë herë nuk kam ndikuar në punësim në këto institucione dhe as vet nuk jam i punësuar. Operatori Vodafon është përrallë, ata nuk kanë aplikuar”, tha Berisha.

Edhe kryesuesi Visar Ymeri kërkoi shpjegime për 16 milionë euro tarifë kjo e caktuar nga ART në atë kohë për licencim.

Berisha nuk ka dhënë përgjigje duke thënë se nuk ka informata të sakta por që janë të gjitha cëshgje në raport vjetor.

Deputeti nga LDK Armend Zemaj duke i prezantuar dokumente zyrtare nga Telekomi ka përmendur datat dhe vitin e licencimit për 15 vjet të MVNO Dardafon. Ll. C, i cili konsideron se kjo licencë ka qenë kurdisje për kontratën e Z -Mobile me PTK-në.

Zemaj po ashtu iu drejtua Berishës se në një kohë ka pasur edhe kërcënime serioze. Diplomati Berisha pranoi se për një kohë shkurt është pajisur me licencë Dardafon-in, por në mirëbesim.

“Unë s’kam asnjë problem personal, jam komod me angazhimin tim në ART në atë kohë. E kam hapur tregun nuk kam mundur me i kënaq të gjithë”, kështu iu përgjigj Berisha deputetit Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat