Tahiri: S’kemi persona kompetent që mund ta anulojnë procesin e noterisë

Aktuale

Tahiri: S’kemi persona kompetent që mund ta anulojnë procesin e noterisë

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:48
Tahiri: S’kemi persona kompetent që mund ta anulojnë procesin e noterisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka folur sot për konfliktet e interesit që janë përfolur në rekrutimin e noterëve të rinj, për çka tha se është kritikuar për një proces që ende nuk ka filluar.

Tahiri në një konferencë për media tha se ky është një nga proceset më transparente deri më tash, teksa shtoi se janë të gatshëm të japin përgjegjësi për çdo lëshim që ka mundur të ndodhë.

"Nuk kemi persona kompetent që mund ta anulojnë procesin e noterisë. Kushdo që ka ndonjë ankesë ose diçka, le ta dërgojë në gjykatë, sepse vetëm gjykata mund ta kthejë procesin. Në asnjë rrethanë nuk do të ngutemi me rekrutimin e noterëve të ri", tha ai.

Ai bëri të ditur se nga faza e parë e rekrutimit të noterëve të rinj, do të rekrutojnë 50-60 noterë. Teksa bëri të ditur se fillimisht do të rekrutojnë noterë në bazë të nevojave emergjente, duke mundësuar që secila komunë të ketë së paku nga një noter dhe për komunitetin joshumicë.

"Numri i noterëve janë në Republikën e Kosovës, janë rreth 70, ku disa prej tyre edhe do të dalin në pension. Tani jemi në përmbyllje të procesit të provimit të noterisë. Numri i noterëve që do të rekrutohen janë rreth 130. Ndërsa numri që nevojitet është 200. Në konkursin e parë të noterëve, do të shkojmë me nevojat emergjente. Siç e dini 10 komuna aktualisht janë pa noterë. Në ato komuna ku kemi noter, do të angazhohemi që të jenë dy, që të mos ketë monopol të noterisë. Sot janë shpallë rezultatet finale të testit, ndërsa, ata që kanë ankesa kanë kohë edhe 4 ditë që të paraqesin ankesat e tyre", tha ai.

Anëtarja e komisionit Merita Kostanica-Uka, u shpreh se puna e komisionit është bërë në mënyrë profesionale.

Ajo foli edhe për konfliktin e interesit që është përfolur këto ditë në media, për çka tha se ka qenë një proces shumë transparent.

"Secili test ka pasur një kod dhe askush nuk ka mundur të identifikojë testin me atë kandidat që e ka njohur. Sekretariati i ka identifikuar konfliktet e interesit. Secili kandidat që ka mundur të ketë konflikt interesi, është bërë e mundur që të pyeten nga zëvendësi i tij. Sa i përket miqve, nuk kemi pse të mos i lejojmë të hyjnë në provim, edhe pse shoqëria nuk shihet si konflikt interesi. Unë megjithatë kam deklaruar dy bashkëpunëtore dhe 4 vajza me të cilat shihem herë pas here", tha ajo.

Ndërsa, anëtari i Komisionit të Programit për Noteri, Elbasan Dervishaj bëri të ditur shifrat e atyre që kanë aplikuar dhe që e kanë kaluar provimin e noterisë.

Ai bëri të ditur se janë 175 kandidatë që kanë kaluar fazat e provimit të noterisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat