Policia sqaron aksionin me shok bomba në rrugën B

Aktuale

Policia sqaron aksionin me shok bomba në rrugën B

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një operacion i Njësisë Speciale të Kosovës ka ndodhur para pak çastesh në rrugën B në Prishtinë.

Dëshmitarët kanë filmuar njësitë speciale tek arrestojnë një person dhe përdorin bomba shok të cilat përdoren për të tërhequr vëmendjen e të dyshuarve të rrezikshmërisë së lartë.

Megjithatë, media ka kontaktuar me policinë e Kosovës ku ka sqaruar se qenë vetëm një ushtrim policor.

“Nuk është aksion policor ose aksion policor, është një ushtrim i Policisë së Kosovës me një skenar stimulues”, ka thënë Luljeta Mehmeti zyrtare për informim e policissë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat