Edhe ish-mjeku i UÇK-së i del në mbrojtje Jusuf Buxhovit, tregon se çka ndodhur në Kosovë pasluftës - Bota Sot
Edhe ish-mjeku i UÇK-së i del në mbrojtje Jusuf Buxhovit, tregon se çka ndodhur në Kosovë pasluftës

Aktuale

Edhe ish-mjeku i UÇK-së i del në mbrojtje Jusuf Buxhovit, tregon se çka ndodhur në Kosovë pasluftës

Nga: A.M. Më: 12 korrik 2019 Në ora: 14:22
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, i ka dal në mbrojtje historianit, Jusuf Buxhovi, i cili ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë, mirëpo nuk ishte luftë e pastër meqë brenda saj kishte elementë kriminalë.

Ai në një postimi në Facebook,   se sa i përket akuzave të Buxhovit për vrasjet politike, ai nuk është i pari as i fundit që akuzon elementë kriminalë që ishin pjesë e strukturës së UÇK-së e të cilët pas lufte kanë ekzekutuar aktivistët e LDK-së.

Psotimi i plotë:

Jusuf Buxhovi tha se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë, mirëpo nuk ishte luftë e pastër meqë brenda saj kishte elementë kriminalë. Kur foli për papastërtinë, ai në asnjë moment nuk iu referua konfliktit më Serbinë, por solli shifrën e mbi 100 aktivistëve të LDK-së që u vranë pas lufte nga elementë të tillë kriminalë dhe po ashtu përmendi shifrën prej 80 ushtarëve të UÇK-së që po ashtu për qerim hesapesh u vranë pas lufte. Dhe, erdhi në përfundim se shifrat e vrasjeve pas lufte flasin për një luftë qytetare që ka ndodhur në Kosovë pas përfundimit të luftës me Serbinë.

Ajo që është kryesore, pra, lufta jonë kundër Serbisë, nga zoti Buxhovi u vlerësua si luftë e drejtë. Sa i përket akuzave të Buxhovit për vrasjet politike, ai nuk është i pari as i fundit që akuzon elementë kriminalë që ishin pjesë e strukturës së UÇK-së e të cilët pas lufte kanë ekzekutuar aktivistët e LDK-së.

Njëzet vjet pas lufte duhet të jemi të lirë secili ta themi mendimin tonë se çfarë ka ndodhur vërtet mes nesh dhe këto fakte t’i ballafaqojmë e t’i gjykojmë secili në mënyrën tonë. Në Kosovë ka ndodh krimi dhe ka ndodh vëllavrasja dhe për këtë fenomen dikush duhet të jetë përgjegjës. Kushdo që mundohet ta anshkalojë këtë fakt fyen viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre dhe fyen frymen e qytetarisë moderne të një shoqërie të civilizuar, ndërkohë që mbështet krimin dhe kriminelët që për përfitime të caktuara politike kanë vrarë me pushkë kundërshtarët e tyre politikë.

Në rrjetet sociale u panë reagime shumë të ashpra nga thirrjet që vlerat e luftës të mbrohen me ligj e deri tek ato për linçimin publik të Jusuf Buxhovit, madje kërcënimet që ai të ndëshkohet për shprehjen e mendimit të tij të lirë. Mos harroni se jemi 20 vjet pas lufte dhe se po ndërtojmë një shoqëri demokratike në vendin tonë. Në vend se ta denojmë një intelektual që e thotë publikisht të vërtetën e tij, ne duhet t’i inkurajojnë zërat e pavarur që ianë në shërbim të së vërtetës dhe t’i japim mbështetje drejtësisë që ajo të veprojë e pavarur dhe të ndëshkojë kryesit e veprave kriminale në mënyrë që një praktikë e tillë e eliminimit të njerëzve për shkaqe politike kurrë më të mos perseritet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...