Rexhaj: Kundër Jusuf Buxhovit, janë ata që pas luftës jepnin urdhëra për vrasjen e shqiptarëve

Aktuale

Rexhaj: Kundër Jusuf Buxhovit, janë ata që pas luftës jepnin urdhëra për vrasjen e shqiptarëve

Nga: V.R Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:23
Jusuf Buxhovi

Publicisti dhe veprimtari, Sali Rexhaj, është i mendimit se kundër deklaratës së Jusuf Buxhovit janë ata që dhanë urdhëra për vrasjet e mbasluftës, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Rexhajt:

Sot paskan shperthyet patriotet kujdestar, komesaret dhe sherbetoret e krimit, hajnise, korrupcionit e vrasjeve te shqiptareve per pushtet, nga te gjitha anet. Ata qe gjate e pas luftes jepnin urdhera per vrasjen e shqiptareve.

Arsye paskan gjet te nje interviste e Jusuf Buxhovit i cili mbreme ishte shume korrekt dhe kritikoj e levderoj, fundja shprehu vetem mendimin e vet ne Rubikon te Adriatik Kelmendi.

Kosova nuk ka nevoje vetem per nje Gjykate Speciale, po duhet te spastrohet shiqeria jone nga logjika e vrasjeve, shpifjeve, fyerjeve e kercnimeve. Jusufi vetem e ka shprehe mendimin e vet, me te cilen munde te pajtohemi apo jo. Mundemi qe ti shprehim mendimet tona kunder, apo te shkruajme libra kunder librave te tije, po ne asnje menyre nuk guxon te hapet fushate linçuese kunder nje intelektuali i cili vetem ka fole lirisht dhe i ka shprehe pikepamjet e tije.

Ishte tmerrues kercnimi i Gani Kocit se kemi vrare pak njerez dhe eshte dashte te vrasim me shume. Ganiu dhe te tjeret di te duhej te ftohen nd prokurori dhe te tregojne se kende e kan vrare dhe per kende eshte dhene urdheri qe te vritet.

Une e di se Ganiu e komesaret tjere nuk e kan vrare asnje ushtar as polic serb, une e di se nuk kan guxim ta vrasin as nje pule, po se kan nxite e paguar vrases profesionist te lidhur edhe me BIA-ne serbe, si Bllacen me shoke bie fjala, kete e ka deshmuar gjyqi me denime te plotefuqishme ne Kosove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat