MPJ e Kosovës reagon pasi ambasada turke ia referua Kosovës me ”Kosovë e Metohi”

Aktuale

MPJ e Kosovës reagon pasi ambasada turke ia referua Kosovës me ”Kosovë e Metohi”

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Pas raportimeve të djeshme se ambasada e Turqisë në Beograd iu referua Republikës së Kosovës me ”Kosovë e Metohi”, kjo nga Ministria e Punëve të Jashtme po konsiderohet gabim teknik i cili nuk dëmton raportet mes të dyja shteteve.

Kështu ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa thotë nga facebook se gabimet teknike nuk janë pasqyrë e cilësisë së partneritetit të fortë Kosovë-Turqi.

”Turqia është një vend mik dhe partner i Kosovës. Është ndër të parat që ka njohur Kosovën dhe ka mbështetur njohjen tonë ndërkombëtare. Gabimet teknike dhe keqkuptimet nuk ndikojnë në lidhjen e miqësisë sonë dhe nuk janë pasqyrë e cilësisë së partneritetit tonë që është i fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat