Lutfi Haziri e zbulon “formulën” për të zgjedhur kryetarin e LDK-së!

Aktuale

Lutfi Haziri e zbulon “formulën” për të zgjedhur kryetarin e LDK-së!

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:49
Lutfi Haziri dhe Isa Mustafa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për kryetarin e ardhshëm të kësaj partie.

Ai në një intervistë që ka dhënë për media, ka paraqitur edhe formulën përmes së cilës do të zgjedhet kryetari i ri i Lidhjes Demorkatike të Kosovës.

Haziri ka thënë se mbështet një marrëveshje politike për kreu e partisë.

“Unë e mbështes një angazhim për marrëveshje politike, që na e ruan demokracinë e brendshme, e ruan deri në fund demokracinë e brendshme, por që i jep mundësi ndërtimit të unitetit politik dhe përfaqësimit sa më të mirë të LDK’së, sepse ne rival i kemi PAN-in, dhe nuk e kemi dikë brenda neve”, ka thënë ai.

Ai tha se rivalitetin e kanë përtej LDK-së.

“Rivalitetin e kemi përtej LDK’së, jo brenda LDK’së. Ajo që zhvillohet nesër garë e LDK’së në nivel degësh dhe qendror, është vetëm rrugë për me u zgjedh njëri prej nesh, i cili renditet i pari, ndërsa tjerët mbesin i dyti i treti. Nuk është kjo logjikë përjashtimi, është logjikë e afrimit të njerëzve. Kështu që gjithçka që ndodh është çështje procedurale. Por votimi, cfarëdo që vendos Kuvendi, qoftë me votë të msheft, që LDK’ja e ka provu gjithmonë. Ne jemi partia e parë që e kemi vendos standardin e votës së msheftë në vitin 2006, karshi Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit, dhe në pjesën e fundit ai Kuvend është mbyllë me pasoja fatkeqësisht, në pjesën e fundit. Dhe Isa Mustafa kundër Fatmir Sejdiut është mbyllë me sukses të plotë. Janë shtri duart, dhe janë mbajt fjalët. Sepse demokracia ka vendos. Dhe në rastin e tretë sido që vendoset, LDK’ja me rëndësi është që me dalë unike dhe e bashkuar, dhe me iu tregu që nuk i zen shtatori këta janë në qeverisje tash”, ka thënë ndër të tjera Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se pret që të përmbyllet procesi zgjedhor nëpër degë, në mënyrë që pastaj ta shpallë kandidaturën.

“Ende nuk është mbyllë procesi. Unë i qëndroj strikt rregullës së LDK’së, që pasi të përfundojnë zgjedhjet në nivel të degëve. Hapet mundësia para Kuvendit me i shpallë kandidaturat eventuale, atëherë është koha. Tash nuk është koha, dhe kanë mbet pak ditë deri atëherë”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat