Lirohen serbët e dyshuar për spiunazh

Aktuale

Lirohen serbët e dyshuar për spiunazh

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Janë liruar dy serbët e arrestuar me 11 korrik nga Policia e Kosovës të cilët dyshoheshin për spiunazh.

RTK 2, kanal i serbëve në Kosovë, raporton se Trajan Trajkoviq dhe Boban Dajic janë lënë të lirë nga autoritet e drejtësisë shqiptare.

Prokuroria në Gjilan në arsyetimin për arrestim kishte thënë se të dyshuarit ishin arrestuar pasi po përpiqeshin që të dërgonin dokumentet të Beogradit tek zyrtarë të caktuar komunalë serb.

Dokumentet ishin gjetur në automjetin e të dyshuarve.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha kishte konfirmuar se arrestimi i tyre kishte ndodhur në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” që lidhë Kosovën me Serbinë.

Ndërsa, e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se të arrestuarit janë drejtorë shkollash në rajonin e Gjilanit, duke e cilësuar arrestimin si “sulm ndaj popullatës serbe dhe shembull të dhunës juridike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat