Kjo është videoja të cilën Hashim Thaçi nuk do të dëshironte ta shihte kurrë: Ja çfarë kishte bërë Sali Berisha për UÇK-në - Bota Sot
Kjo është videoja të cilën Hashim Thaçi nuk do të dëshironte ta shihte kurrë: Ja çfarë kishte bërë Sali Berisha për UÇK-në

Aktuale

Kjo është videoja të cilën Hashim Thaçi nuk do të dëshironte ta shihte kurrë: Ja çfarë kishte bërë Sali Berisha për UÇK-në

Nga: N.H Më: 12 korrik 2019 Në ora: 17:34
Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

Muaj më parë është folur shumë rreth raporteve të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, konkretisht të komandantit Adem Jashari, dhe akuzat e Presidentin Hashim Thaçi, se gjatë luftës pushteti i Berishës e kishte arrestuar pjesëtarë të UÇK-së.

Mirëpo, kohëve të fundit, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e rrallë, ku shihet ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, duke u bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës për të luftuar ndaj regjimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Kjo video është realizuar në kryeqendrën e Shqipërisë, ndërsa edhe përmes kësaj videoje shihet se në këtë tubim ishin mijëra persona.

Ndryshe, kujtojmë se Berisha, në një deklarim të bërë së fundi për luftën e UÇK-së, kishte thënë se lufta e Kosovës ishte e lavdishme, ndërsa kishte potencuar se Adem Jashari nuk është arrestuar asnjëherë në Shqipëri, dhe se deklarimet e presidentit të Kosovës janë të pavërteta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...