Haradinaj për përplasjet me NISMËN: Çka do që kanë le t’i thonë në tavolinë, jo tjetërkund - Bota Sot
Haradinaj për përplasjet me NISMËN: Çka do që kanë le t’i thonë në tavolinë, jo tjetërkund

Aktuale

Haradinaj për përplasjet me NISMËN: Çka do që kanë le t’i thonë në tavolinë, jo tjetërkund

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 17:46
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë ekskluzive për Frontal të T7, ka folur rreth raporteve që ka me NISMA-n e Fatmir Limajt.

Ai ka thënë se ata e kanë derën hapur për t’ia adresuar Haradinajt problemet në tavolinë, dhe se nuk kanë nevojë që për gjëra të tilla të flasin me dikë tjetër.  

“Nëse kanë probleme, ka tavolinë, ulemi i diskutojmë. S’ka pse me shku qosheve, çdo gjë është e mundur”, ka thënë Haradinaj. 

Ai ka thënë se është normale që mes dy partnerëve të koalicionit të ketë mospajtime të ndryshme rreth punës që bëhet, por thotë që një gjë e tillë nuk e rrezikon koalicionin.

“Këto diskutime. Njerëzit kanë mendime të ndryshme. Ka debate ka diskutime. Ka raste kur dikush i NISMA’s shpreh vërejtje edhe në qeverisje, por nuk i shoh si ndryshim i kursit mes dy partive. Të them të drejtën, për bindjen time, marrëdhëniet tona janë të qëndrueshme. Mund të ketë mendime të ndryshme. Është demokraci, ka zëra të ndryshëm”, ka shtuar Haradinaj.

Ndërkohë i pyetur nëse dje është takuar me Fatmir Limajn për të sqaruar përplasjet e fundit mes deputetëve të dy partive, Haradinaj ka thënë se ka takime të rregullta me Fatmir Limajn.

“Ne takohemi rregullisht me z. Limaj. Ajo është vazhdim i punës tonë. Marrëdhëniet tona janë të qëndrueshme. NISMA është në vetvete sovrane. Z. Limaj nëse ka dallim në pikëpamje ai e shpreh, nuk është se nuk kanë vend ku me i shpreh ato”, ka potencuar kreu i Qeverisë.

Sa i përket udhëtimit të Avni Arifit e Selim Selimit për në Berlin, pa dijenin e partnerëve të koalicionit, Haradinaj ka thënë se mundësia për të mos i informuar është minimale, por ndër të tjera ka kërkuar falje nëse dikush është lënduar, dhe se një gjë të tillë e ka bërë pa ndonjë qëllim.

“Ne e kemi një punë intensive. Në tavolinën time të parë e kam dikë të NISMA-së, kështu që mundësia me ndodhë mungesë e inforamtës është minimale. I kam informu partnerët. Sido që të jetë, kërkoj falje, nesë mendoj se i kam lëndu. Nuk e kam bo me këtë qëllim”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Qeverisë në Frontal të T7.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...