Gecaj: Të gjithë ne, ta marrim guximin e ta mbështesim Jusuf Buxhovin

Aktuale

Gecaj: Të gjithë ne, ta marrim guximin e ta mbështesim Jusuf Buxhovin

Nga: V.R Më: 12 korrik 2019 Në ora: 19:15
Bajram Gecaj

Kështu lënë të nënkuptohet deklarata e ish-zëvendësministrit Bajram Gecaj, i cili ndër të tjera, ka thënë se të gjithë ata të cilët vërtetë dhe me sinqeritet duan të mbrojnë emrin, trashëgiminë dhe vlerat e UÇK-së, do të duhej që së pari të flasin e veprojnë hapur dhe ashpër kundër keqbërësve, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Gecajt:

Lojalitet ndaj luftës, jo ndaj keqbërësve!

Të gjithë ata të cilët vërtetë dhe me sinqeritet duan të mbrojnë emrin, trashëgiminë dhe vlerat e UÇK-së, do të duhej që së pari të flasin e veprojnë hapur dhe ashpër kundër keqbërësve, matrapazëve, sekserëve dhe kriminelëve të cilët vijnë nga radhët e UÇK-së, dhe të cilët i shohim në vazhdimësi që në emrin e luftës dhe luftëtarëve të keqpërdorin deri në ekstrem këtë sigle të shenjtë të popullit tonë! Janë këta individë të cilët për vite me radhë përdhosën mundin, djersën dhe gjakun e vajzave dhe djemve më të mirë popullit tonë. Fakti që disa nga ta ishin “komandantë” në UÇK nuk i amniston nga kritika e ashpër publike, pezmi qytetar, por as edhe nga ndjekja penale! Duhet të shohësh vetëm pasurinë e disa “komandantëve” dhe të kuptosh se ata nuk janë të pastër as para bashkëluftëtarëve, as para popullit, as para ligjit, por as edhe para zotit. Të gjithë ne, e në veçanti vajzat dhe djemtë e ndershëm të UÇK-së, duhet të marrim guximin që sot t’u dalim para dhe t’i luftojmë këta keqbërës nga radhët tona! Solidariteti dhe lojaliteti i verbër ndaj luftës, ndaj bashkëluftëtarëve dhe ndaj UÇK-së nuk guxon në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast të mjegulloi e ta zëvendësoi lojalitetin e përkushtimin ndaj të ardhmes së vendit dhe fëmijëve tanë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat